Vdekja e Jonadës, nis protesta e dytë para Ministrisë së Brendshme!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e Jonadës, nis protesta e dytë para Ministrisë së Brendshme!

Nis protesta e dytë pas vdekjes tragjike të 10-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht.

Protesta po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme , nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, por edhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Demonstruesit vendosën një afat prej 72 orësh, ku kanë kërkuar nga Kryeministri Rama shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit, por duket se ky afat ka skaduar. Protesta mbështetet edhe nga opozita.

Ndërkaq qytetarët prenoncohen:

Sot jam në këtë protestë për të protestuar kundër kokëfortësisë së kryeministrit që nuk shkarkon dy ministra. Nuk kam ardhur as për të mbështetur as ndonjë forcë politike, jam qytetar i lirë, i thjeshtë. Jam kundër kësaj arrogance. Në Holandë policia qëlloi një studente dhe ministri dha menjëherë dorëheqjen.

Arrogancën e kryeministrit dhe kokëfortësinë e tij për ta quajtur një gjë kalimtare dënoj me forcën e votës dhe shpirtit. Është arrogant, i pari që duhet të japë dorëheqjen është kryeministri. Pastaj ministri Çuçi dhe Kumbaro. Është ai përgjegjësi. Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator. E keqja është derë më derë. Shqiptarët kanë 30 vjet që flenë gjumë. Kur të vijë e keqja, do thonë ua ç’na gjeti, prandaj duhet të protestojmë.

Janë shumë arsye për protestë, por kryesorja është për vajzën e vogël. Edhe unë jam prind, kam nipa, mbesa. Nuk ndihemi as të sigurt, as për problemet e hallet që kemi nuk na përgjigjet njeri. Janë dyert e mbyllura ngado që vemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45296 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE