Pesha e tepërt e mundësve sumo detyron linjën ajrore japoneze të marrë me qira një aeroplan shtesë!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pesha e tepërt e mundësve sumo detyron linjën ajrore japoneze të marrë me qira një aeroplan shtesë!

Së fundmi linja ajrore japoneze “Japan Airlines” u detyrua të merrte me qira një aeroplan shtesë për mundësit sumo, sepse ekzistonte frika se mund të tejkalohej pesha që mund të mbante avioni i pasagjerëve. Mundësit e sumos ishin planifikuar të fluturonin me një Boeing 737-800 nga Aeroporti Haneda i Tokios dhe Aeroporti Itami i Osakës për në Amami Oshima ku ishte planifikuar një festival sportiv.

Megjithatë, stafi e kuptoi se në listën e pasagjerëve kishte edhe mundës sumo, pesha mesatare e të cilëve është 120 kilogramë, që është shumë më tepër se mesatarja 70 kilogramë për pasagjer. Sipas gazetës rajonale pista e Aeroportit Amami do të kishte probleme me akomodimin e aeroplanit më të madh duke e detyruar JAL të kërkonte shërbim shtesë për 27 mundësit, përfshirë 14 që duhej të fluturonin nga Itami në Haneda për të hipur në fluturimin special. “Është shumë e pazakontë që ne të punojmë në fluturime speciale për shkak të kufizimeve të peshës në një avion si ky”,-tha një zëdhënës i JAL për gazetën rajonale “Minapi-Nippon Shimbun”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE