Nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, ky pozicion fjetjeje do t’ju vijë në ndihmë!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, ky pozicion fjetjeje do t’ju vijë në ndihmë!

Pozicioni i fjetjes është një nga përcaktuesit e rehatisë gjatë natës për shumë persona. Nëse do i ndanim njerëzit në grupe do të thoshim se disa njerëz flenë në kurriz, të tjerë në anë e të tjerë barkas.

Më shumë se 60% e të rriturve në Europë flenë në njërën anë të trupit të tyre, por kjo nuk është shumë e këshillueshme. Megjithëse mund të preferoni njërin më shumë se tjetrin, ekspertët këshillojnë vetëm një si pozicionin më të përshtatshëm të gjumit.

Mbi këtë çështje kanë dhënë faktet e tyre mjekë e shkencëtarë, të cilët bien dakord se fjetja me shpinë është më e favorshmja për shëndetin. Nëse flini në këtë pozicion ruani shtyllën kurrizore, largoni dhimbjet e kokës, nuk ushtroni presion mbi kraharor dhe lironi sinueset.

Një tjetër vlerë e të fjeturit në shpinë lidhet edhe me bukurinë e jashtme. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve nuk do të keni irritime apo rrudha në fytyrë. Ku thuhet se fjetja në shpinë me të dyja duart e ngritura lart ndihmon në parandalimin e dhimbjes trupore. Fjetja në shpinë ka edhe shumë vlera të tjera, që ndikojnë menjëherë trupin tuaj.

Për shembull mund të ndihmojë me simptomat e acidit refluks dhe parandalon fryrjen e fytyrës në mëngjes. Duke bërë kështu që të keni më pak dhimbje koke apo faqe nga presioni i ushtruar. Edhe kur vjen puna te fëmijët apo bebet, ekspertët këshillojnë këtë pozicion fjetje. Sipas tyre fjetja në shpinë, ndihmon rrugët e frymëmarrjes së bebes dhe nuk lejon që hunda apo goja të mbushen me baktere e të shtypen.

Një tjetër vlerë interesante e këtij pozicioni fjetje është se mund të zgjoheni më herët në mëngjes, pasi keni më shumë gjasë të shikoni dritën e mëngjesit. Në vend që të jeni të mbuluar nga jastëkët dhe mbulesat e tjera, zgjimi me fytyrën nga dielli do të jetë më i këndshëm.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE