Erdogan: Do të tentoj ta lehtësoj ratifikimin për Suedinë!

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erdogan: Do të tentoj ta lehtësoj ratifikimin për Suedinë!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ai do të tentojë të lehtësojë ratifikimin parlamentar për anëtarësimin e Suedisë në NATO me aq sa të ketë mundësi, por shtoi se Stokholmi ende nuk ka marrë hapa të mjaftueshëm kundër militantëve kurdë.

Kërkesën për ratifikim, kreu i shtetit turk, Erdogan e ka dërguar  në parlament një muaj më parë, veprim që është mirëpritur nga NATO dhe Stokholmi zyrtar.

Turqia fillimisht ka hezituar të ratifikojë anëtarësimin për shkak të pretendimeve se Suedia është duke strehuar grupe që Ankaraja i konsideron terroriste.

Duke folur para gazetarëve, Erdogan vuri në dukje se “Stokholmi i ka ndërmarrë disa hapa sa u përket protestave të organizuara nga Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) dhe është shqetësuar mbi embargon për armët ndaj Turqisë, por nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm kundër aktiviteteve të PKK-së në Suedi:.

Detyra jonë e parë ka qenë që ta dërgojmë këtë vendim në parlament, ne e kemi bërë këtë.

Presidenti Erdogan theksoi edhe se prioritet për diskutim parlamentar ka po ashtu buxheti i Turqisë për vitin 2024, duke lënë të nënkuptohet se ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë mund të mos ndodhë shumë shpejt.

Por, ne do të tentojmë të lehtësojmë punën sa më shumë që është e mundur. Ne do të tentojmë të bëjmë përpjekje aq sa të mundemi, në mënyrë që të kemi qasje pozitive ndaj homologëve.

Ratifikimi duhet të miratohet fillimisht nga Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit turk, para se të votohet para Asamblesë së Përgjithshme. Më vonë, Erdogan mund ta nënshkruajë vendimin.

Suedia dhe Finlanda kanë hequr dorë prej neutralitetit e kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, me qëllim rritjen e sigurisë, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Finlanda është anëtarësuar në prill në NATO, ndërsa synimi i Suedisë po mbahet i bllokuar nga Turqia dhe Hungaria.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE