Alternime vranësirash e kthjellimesh, ja parashikimi i motit për sot!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alternime vranësirash e kthjellimesh, ja parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Pasi në orët e para pati vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme lokale dhe m intensitet të ulët, tashmë moti do të vijojë kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta, kryesisht në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina, era është me shpejtësi 7-10 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/22
Re diell

Kukës
7/21
Re diell

Lezhë
10/23
Re diell

Dibër
6/18
Re diell

Durrës
11/24
Re diell

Tiranë
10/24
Re diell

Elbasan
9/24
Re diell

Berat
10/25
Re diell

Vlorë
11/24
Re diell

Korçë
5/18
Re diell

Gjirokastër
6/21
Re diell

Sarandë
12/23
Re diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE