Gjermani, Olaf Scholz përballet me trysni nga numri i madh i emigrantëve!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermani, Olaf Scholz përballet me trysni nga numri i madh i emigrantëve!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot do të takohet me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar lidhur me mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për qeverinë e drejtuar prej tij.

Alarmi po jepet pasi qendrat e strehimit për emigrantët e refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili përballet me një trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë persona janë duke ardhur”.

Po ashtu, më shumë se një milion ukrainas kanë shkuar në Gjermani që nga koha kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar.

Sidomos në javët e fundit, qeveria gjermane ka qenë shumë aktive, duke kaluar edhe një ligj që lehtëson dëbimin e atyre, të cilëve iu refuzohet kërkesa për azil. Po ashtu, ndëshkon trafikantët e qenieve njerëzore, si dhe iu mundëson azilkërkuesve fillimin sa më shpejt të punës, krahas vendosjes së kontrolleve të përkohshme në kufijtë me Poloninë, Republikën e Çekisë e Zvicrën.

Scholz, si përfaqësues nga qendra e majtë, për këtë çështje ka biseduar dy herë me liderin opozitar konservator që nga koha kur zgjedhjet rajonale të muajit të kaluar sollën rezultate të dobëta për koalicionin qeveritar trepariak dhe rritje për partinë e ekstremit të djathtë.

Olaf Scholz përballet me trysni për rezultatet e zgjedhjeve gjatë takimit të sotëm me guvernatorët shtetërorë, të cilët kërkojnë më shumë para’ nga qeveria federale për të përballuar koston e strehimit të emigrantëve. Hendrik Wuest, guvernatori konservator i shtetit North Rhine-Westphalia, duke folur për televizionin ARD, deklaroi:

Por, çelësi për të mundur t’i integrojmë njerëzit më mirë është thjesht numri. Ne patjetër duhet që t’i japim fund emigrimit të jashtëligjshëm, në mënyrë që të jemi të drejtë ndaj integrimit të mirëfilltë të njerëzve që kërkojnë mbrojtje këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE