“Hape derën, hape burgun”! Garda rrethon Kuvendin, Flamur Noka kalon mbi hekurat

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Hape derën, hape burgun”! Garda rrethon Kuvendin, Flamur Noka kalon mbi hekurat

Përshkallëzohet situata jashtë ambienteve të kryesisë së kuvendit. Deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar nga komisioni i Etikës, nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kryesisë.

Kjo ka bërë që ata të përplasen me fjalë me Gardën dhe kanë kërkuar të hapet dera.

Pjesë nga debati, nga deputetët e opozitës:

-Kish e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?

-Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda

-E ke personale ti mo, personale e ke

Shtyrje, tensione, sharje dhe ofendime. Garda me urdhër të Lindita Nikollës u ka mbyllur derën deputetëve të opozitës që janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për 10 ditë.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka kapërceu kangjellat dhe portën duke u futur brenda.

“Kanë vendosur rregull, lejohen që të futen vetëm ata që kanë vjedhur. Kush ka vjedhur lejohet të futet. Të afrohet njeri të më prekë dhe do ta shohë. Hajdutë pisa” dëgjohen fjalët e Ervin Salianjit.

I acaruar ishte edhe Gazment Bardhi. “Personale e keni ju more? Pse e prek deputetin me dorë. Keni pirë ndonjë gotë raki ju? Kjo është çmenduri more. Orë do të futem në punë”.

Asllan Dogjani ishte gjithashtu i ashpër. “Mos më shtyni se kam krahun e thyer. Ik ore se më vrave nga krahu. Pse shtyni kot? Luftë do të bëni ju? Mos u bëni kamikazë”.

Ina Zhupa i kërkoi ndihmë Petro Koçit. “O Petro hajde more hape derën, se e ka mbyllur partia jote”.

ni, trim i madh ti

-Ik se më vrave, kam dorën e vrarë, ik ooo se më vrave

-Të afrohet njeri të prekë me dorë dhe të shohin, guxoni , hajdut, pisa… juntë është kjo? Ça janë këta gangsterë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE