PD depoziton projektligjin për vettingun e politikanëve në Kuvend

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
PD depoziton projektligjin për vettingun e politikanëve në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend një projektligj për Vettingun. Nëpërmjet një videoje të publikuar në facebook, Basha shprehet se në propozim përfshihet kontrolli i detajuar i pasurisë së politikanëve dhe rrethit të tyre familjar si dhe të lidhjeve që mund të kenë me krimin e organizuar.

Kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për Vettingun e politikanëve. Ashtu siç pata njoftuar para disa javësh, grupi i punës në PD, kanë bërë gati një projektligj që mundëson kontrollin e detajuar të pasurisë të çdo politikani të rrethit të tij familjar dhe shoqëror si dhe mundësitë e bashkëpunimit me krimin e organizuar”- tha Basha.

Më tej kreu i PD u shpreh se në këtë projektligj, synohet një reformim i ILKDP dhe një bashkëpunim me SPAK-un për të vërtetuar deklarimin që politikanët do të bëjnë çdo vit lidhur me pasurinë dhe pastërtinë e figurës së tyre.

Dy janë parimet që zbatohen në këtë projektligj. Parimi, ndiq paranë , pra paraja e korrupsionit e fshehur në çdo forme të mundshme gjurmohet përmes instrumetave që i jepen një ILKDP të reformuar dhe të fuqizuar. Së dyti, i jepen kompetencat të njëjtit autoritet që në bashkëpunim me SPAK dhe shërbimet integligjence të vërtetojnë nëse një politikan gënjen apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit pasurinë dhe thotë se nuk ka lidhje me eksponentë të krimit të organizuar”- shtoi ai.

Në mbyllje të video-mesazhit, Basha u kërkoi deputetëve që ta votonin në Kuvend projektligjin që sipas tij do të tregojë se cilët politikanë janë të korruptuar dhe duhet të largohen nga politika.

Projektligji është depozituar, nuk ka më asnjë alibi. Është momenti që nëpërmjet votës së tyre çdo deputet të shprehen dhe të mos fshihen. Përmes votës për vettingun e politikanëve t’u tregojmë shqiptarëve se kush janë politikanët e korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar që duhet të largohen”- u shpreh kryedemokrati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE