Shteti me numrin më të madh të rrethrrotullimeve!

vovalbania November 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shteti me numrin më të madh të rrethrrotullimeve!

Rrethrrollimet janë shumë të popullarizuara në Evropë. Por a e dini se cili shtet ka numrin më të madh të tyre? Sipas statistikave të ueb-faqes Discover Cars, bazuar në hartat që ofron OpenStreetMap, është bërë një lloj klasifikimi me numrin total të rrethrrotullimeve për një milion banorë. Janë të përjashtuara vendet me sipërfaqen me të vogël se 10 mijë kilometra katrorë.

Studimi konfirmon shtetet që tashmë gjenden në krye të këtij klasifikimi, në analizat e ngjashme që janë bërë më parë dhe në krye gjendet Franca. Atje janë regjistruar 42.986 rrethrrotullime në tërë territorin. Kjo do të thotë se ka 666.8 rrethrrotullime për një milion banorë. Në vendin e dytë renditet Britania e Madhe më 25.976 rrethrrotullime, e pasuar nga Italia me 18.172.

Vendi i katërt i takon Spanjës me 15.053 rrethrrotullime. Brazili ndodhet në vendin e pestë. Ky shtet ka 11.854 rrethrrotullime, përkatësisht 54,8 në një milion banorë. Portugalia është e dyta pas Francës me numrin më të madh të rrethrrotullimee sa i përket numri të banorëve. Atje janë 473,4 rrethrrotullime në një milion banorë, duke qëndruar para Norvegjisë (427,1), Islanda (421) dhe Irlanda (385).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE