A do të bashkëpunojë me Vis Pupën dhe Luiz Ejllin? Ja si përgjigjet Lorenc Hasrama

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të bashkëpunojë me Vis Pupën dhe Luiz Ejllin? Ja si përgjigjet Lorenc Hasrama

Dy këngëtarët e njohur, Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, ishin një ditë më parë të ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio. Që të dy shquhen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme në industrinë muzikore.

Gjatë kësaj interviste, Lorenci dhe Stivi kanë folur rreth projekteve të tyre dhe çfarë surprizash të reja kanë përgatitur për dëgjuesit.

Së fundmi, ka qarkulluar një video ku shfaqen dy artistët së bashku me aktorin e njohur Elvis Pupa. Në lidhje me këtë, Lorenci u shpreh nëse ishte një zbulim se midis tyre do të kishte së shpejti një bashkëpunim:

“Ne nuk jemi kurrë kundra bashkëpunimeve të bukura. Puna është të vijë materiali i duhur dhe pse jo. Aq më tepër me Visin. Visi, përveç se është mik e shok i mrekullueshëm, është edhe një artist mjaft i rrallë në Shqipëri”.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother Vip Albania 2” u mendua se do të kishte një bashkëpunim më të ngushtë midis tij, Elvis Pupës dhe Luiz Ejllit si nga ana e krijimit të projekteve muzikore, por edhe nga ana shoqërore. Si është raporti midis tyre sot?

“E vërteta është që ne marrëdhëniet i kemi shumë të mira, por unë mendoj që kemi qenë shumë të zënë. Edhe me Visin flasim, por takohemi mjaft rrallë. E vetmja gjë që nuk na përkon është koha”, tha këngëtari Hasrama.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE