E rëndë/ U braktis në bodrumin e pallatit nga e ëma, ndërron jetë foshnja

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ U braktis në bodrumin e pallatit nga e ëma, ndërron jetë foshnja

Foshnja e porsalindur që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot   edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla në Facebook.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49202 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE