E trishtë/ Humb jetën foshnja që u braktis nga nëna 30-vjeçare

vovalbania November 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E trishtë/ Humb jetën foshnja që u braktis nga nëna 30-vjeçare

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka dhënë një lajm tragjik pak minuta më parë.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, ai ka bërë të ditur se fatkeqësisht foshnja e porsalindur që u braktis diten e djeshme nga nëna 30-vjeçare në një pallat në Yzberisht, ka ndëruar jetë.

Postimi i plotë:

Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE