Dërgohet me urgjencë në spital bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dërgohet me urgjencë në spital bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak!

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak është dërguar me urgjencë në një spital në Meksikë, ku po merrte pjesë në Forumin Botëror të Biznesit në Mexico City. 73-vjeçari është ndjerë keq dhe më pas i ra të fikët, ndërkohë që ende nuk jepen detaje se cili është shkaku.

I njohur në botën e teknologjisë si Woz, Steve Wozniak është një veteran i Silicon Valley i cili bashkëthemeloi Apple me Steve Jobs në 1976 dhe shpiku kompjuterin e parë Apple. Pionieri i informatikës nënshkroi një letër në mars së bashku me Elon Musk duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e modeleve më të fuqishme të inteligjencës artificiale. Wozniak u largua nga Apple në 1985 për të ndjekur një gamë të gjerë interesash të tjera, por ka mbetur një mbështetës i zjarrtë i kompanisë dhe një ungjilltar i teknologjisë.

Kohët e fundit ai ka ndjekur një sërë interesash të tjera duke përfshirë konkurrimin në “Dancing With The Stars” në 2009 dhe pjesëmarrjen si gjyqtar në një video-show online të quajtur “Unicorn Hunters” që vlerëson idetë nga sipërmarrësit që konkurrojnë për të ndërtuar startup me vlerë 1 miliard dollarë ose më shumë. Ndërsa merrej me startup-e të tjera, Wozniak gjithashtu ka ndihmuar të mbajë të gjallë kujtimin e mikut të tij të gjatë, Jobs, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2011.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE