Nuk është unaza e Luizit! Ky është aksesori i preferuar i Kiara Titos…

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është unaza e Luizit! Ky është aksesori i preferuar i Kiara Titos…

Pak para daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Luizi i propozoi Kiarës për martesë dhe ajo pranoi. Por si është unaza me të cilën ai i propozoi, atë na e ka treguar vetë Kiara duke pozuar me Elvisin në studion e “BBV2”.

Kjo unazë ka arritur ‘të trazojë ujërat’ teksa shpesh herë është bërë shkak diskutimesh në median sociale. Pak ditë më parë, Kiara ka postuar një foto nga ‘look-u’ i saj i episodit të fundit të “Fan Club DWTS”, ku është edhe moderatore. Ama ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është se Kiara nuk ka vendosur në gisht unazën e martesës dhe kjo nuk i ka shpëtuar ndjekësve, por as Luizit. E para se të nisin aludimet se çifti është ndarë, Luizi ka qenë ai që ka komentuar duke paraprirë të gjitha thashethemet që mund të qarkullonin.

A ju kam thënë që nuk janë bashkë. Ku i ka unazat?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Ndërkohë, në një shqyrtim që i bëmë Instagramit të Kiarës vumë re se ajo nuk e mbante në çdo foto unazën e Luizit, por përkundrazi në shumë prej imazheve ajo kishte një palë vëthë që duket se i ka të preferuara. Megjithatë, duket se kjo nuk ka të bëjë aspak me një krisje të çiftit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio) 

Kujtojmë, se vëthët dikur ishin një zgjedhje e bizhuterive kryesisht mashkullore. Ato kanë mbetur të njohura për më shumë se 7000 vjet dhe e kanë origjinën në Azinë e lashtë. Egjiptianët dikur mbanin vëthë për të nënkuptuar faktin se ishin të pasur ose të një klase më të lartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE