Në mesin e aludimeve për ndarje, Ledri Vula bën të papriturën me videoklipin e tij me Sarën

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ndarjes, Ledri Vula flet për Sara Hoxhën…ashtu siç di ai!

Vazhdojnë ende aludimet përsa i përket situatës së bujshme mes çiftit të showbizit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha.

Ndërsa një pjesë mendojnë se mes tyre ka me të vërtetë një krizë, një pjesë tjetër shprehen se dyshja po e përdorin këtë situatë për vëmendje.

Ledri dhe Sara duket se kohët e fundit kanë thumbuar njëri tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa ditën e sotme këngëtari bëri veprimin që nuk pritej.

Pak muaj më parë Ledri solli një nga projektet më të dashura nga publiku dhe fjala është për videoklipin me protagoniste Sarën, “Gjendje”.

Mirëpo, pas lajmeve se çifti është ndarë, çuditërisht videoklipi nuk ekziston më në Youtube.

Nga ana tjetër, kujtojmë se pak ditë më parë Sara u largua bashkë me vajzën dhe gjyshen e saj jashtë vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE