“Vdiq nga mbidoza e narkozës”, Tritan Shehu kundërshton ekspertizën për 3-vjeçarin

vovalbania November 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Vdiq nga mbidoza e narkozës”, Tritan Shehu kundërshton ekspertizën për 3-vjeçarin

Deputeti i Partisë Demokratike, mjeku Tritan Shehu ka kundërshtuar ekspertizën për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humi jetën pas ndërhyrjeve me narkozë të kryera në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho.

Shehu thotë se ekspertiza është interpretuar gabim nga njerëz jo-profesionistë, pasi është publikuar në media. Por gjithashtu, në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se ekspertiza ka dalë në konkluzione të pabazuara.

Sipas tij, nuk ka asnjë provë që vuajtja e thellë e organeve celulare është shkaktuar nga mbidoza e narkozës. “Konkluzioni i mjeko ligjorëve është një tejkalim i asaj, që ata pershkruajnë”, shton ai.

 

Reagimi i plotë:

Konkluzionet mjeko ligjore-të pa bazuara.

Si Profesor dhe Kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezi Reanimacionit po e bëj këtë koment.

Kjo sepse sot është bërë publike në media ekspertiza e humbjes së jetës së fëmijës, gjatë një ndërhyrje stomatologjike.

Sepse mbi këtë ekspertizë po lexoj disa interpretime jo profesionale, të pa bazuara, siç është dhe vetë konkluzioni i ekspertizës.

Realisht përshkrimi i materialeve të ekspertizës, që lexova nuk justifikojnë konkluzionin e saj:

”Se shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike, që ka sjellë vuajtje qelizore të thellë me…”

Dhe aq më shumë ndonjë koment mbi atë, që thotë “se kjo ka ardhur nga mbi doza e lëndës narkotike”!

Ndryshimet e paraqitura në material flasin për një vuajtje të thelle celulare e të organeve, që haset nga zhvillimi e përfundimi fatal i një gjendje të tillë “shoku”, me çregullime të thella hemodinamike.

Këto janë ndryshime jo specifik të një dekursi fatal të shokut, të fazës së fundit hipo kinetike të tij në përgjithësi.

Si të tilla ato nuk flasin për origjinën e shkakun specifik, pra nuk tregojnë se lënda anestetike ka shpërthyer këtë situatë tragjike!

Dhe aq më shumë këtu nuk ka asgjë specifike të argumentuar për efektet “vdekje prurëse” të propofolit, siç shkruhet, një nga lëndët anestetike më të përhapura e bëninjë ky sot në botë.

Dhe aq më shumë nuk ka asgjë, që e lidh këtë me mbi doza të substancës.

Pra konkluzioni i mjeko ligjorëve është një tejkalim i asaj, që ata pershkruajnë.

Këto interpretime e konkluzione në këtë rast ngelin e drejtë e specialistëve të fushës.

E diskutimeve profesionale e konfrontimeve me literaturën përkatëse.

Ndërsa anatomo patologët, në këtë rast të vështirë për konkluzionet, duhet të ndalonin tek observimi i tyre.

Sidoqoftë perfitoj nga rasti për t’i dërguar përsëri ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, e cila si dhe e vërteta vetë nuk ndihmohen me konkluzione të shpejtuara, si dhe me dokumenta delikate të bëra publike me kaq shpejtësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49350 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE