Prej kohësh e imiton në rrjetet sociale dhe “Portokalli”, Blendi Fevziu flet për Salsano Rrapin

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prej kohësh e imiton në rrjetet sociale dhe “Portokalli”, Blendi Fevziu flet për Salsano Rrapin

Një nga rolet që Salsano Rrapi realizon prej vitesh tashmë në “Portokalli”, është edhe ai ku imiton gazetarin Blendi Fevziu.

Mirëpo përpos këtij roli, Salsano është bërë viral pak kohë më parë pasi rikrijonte disa video të gazetarit në mënyrë satirike.

Ndonjëherë ndodh që personazhet mos t’i pëlqejnë imitimet që i bëjnë aktorët e humorit, ama ky nuk është rasti i Blendit.

Gazetari ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për “Më lër të flas”, ku është vënë përballë disa pyetjeve.

Një prej tyre ishte pikërisht për imitimet e Salsanos, për të cilin Blendi u shpreh se nuk mërzitet fare, madje nuk ndikohet as nga memet apo videot që mund të qarkullojnë për të.

Ai mandje u shpreh se shpesh herë i poston në rrjetet e tij sociale nëse i pëlqejnë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48809 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE