Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë pas kolapsit që pësoi në fushë!

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë pas kolapsit që pësoi në fushë!

Raphael Dwamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizanit. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’.

28 vjeçari mori ndihmën e parë mjekësore në fushë dhe u transportua me ambulancë në spital, por nuk arriti që të mbijetojë duke humbur jetën.

Ky ishte kolapsi i tretë në fushë për sulmuesin ganez. Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Mjekët e kishin këshilluar të braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballonte më, por Duamena veproi kundër këshillave të tyre.

Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE