Momente nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Selanik, Greqi!

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Momente nga premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Selanik, Greqi!

“Në Kuadër të Dashurisë” ka pritur pak ditë më parë publikun artdashës në Selanik, Greqi. Prodhim i parë i “Top Channel Films”, kishte një interesim të lartë të shqiptareve të cilët mbushën sallën e kinemasë Cineplexx.

Ishin dhjetëra emigrantë shqiptarë dhe jo vetëm, që bashkë me dashamirësit e artit shqiptar mezi prisnin të shijonin këtë krijim, prodhimi i parë i Top Channel Films, i cili kudo ku është shfaqur ka lënë mbresat më të mira tek publiku. Kanë qenë aty, me padurim dhe shumë më herët se orari duke prerë bileta para sallave të kinemasë Cineplexx për të parë filmin “Në kuadër të dashurisë” që po shfaqet në qytetin e Selanikut.

Aktorët Zamira Kita dhe Roerd Toçe janë pritur mes duartrokitjesh dhe shumë dashuri nga publiku që kishte ardhur për të parë filmin dhe për t’i takuar nga afër yjet. “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet gjatë gjithë ditëve në vazhdim në sallën e Cineplexx.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49920 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE