Publikohet një pjesë nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

vovalbania November 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publikohet një pjesë nga filmi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

Pas filmit të suksesshëm të “Në kuadër të dashurisë”, Top Channel Film këtë dhjetor sjell një tjetër film, atë të dy personazheve të njohur, Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilët do të jenë edhe protagonistë.

Filmi quhet “5 Herë Jo” dhe do të shfaqet në kinema nga dhjetori. Ky film premton një komedi romantike të mbushur me plot surpriza.

E teksa ditët po afrojnë, mbrëmjen e djeshme Bora Zemani publikoi në rrjetet sociale një pjesë të projektit.

“Copëzat e para të filmit që me bindje themi se do të rrëmbejë zemrat tuaja”,-shkruhet krahas videos.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE