Gigliola Haveriku e zbulon vetë emrin e ëmbël që ka zgjedhur për të bijën

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gigliola Haveriku e zbulon vetë emrin e ëmbël që ka zgjedhur për të bijën

Në një kohë kur të gjithë prisnim që Gigliola Haveriku  të sillte ndonjë këngë të re për publikun, artistja simpatike na la pa fjalë kur zbuloi që brenda saj po rritej një bebushe.

“E kam ëndërruar që fëmijë dhe nuk duroj dot derisa ta takoj. Mezi po pres ta kem në duar, mendoj se vetëm atëherë atëherë do e quaj shtatzëninë ‘pritje të ëmbël’ dhe të them sa ja vlejti“, -do të rrëfente ajo për revistën “Class”, duke mos dhënë të tjera detaje.

E ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, Gigliola na ka treguar disa detaje të reja, duke filluar nga momenti kur i rrëfeu partnerit se ishte shtatzënë deri tek emri që ka zgjedhur për të bijën.

Eni Shehu nuk mund të mos e ngacmonte edhe për emrin e vogëlushes dhe në këtë pikë s’ka vend për besëtytni dhe të fshehta. Ajo do të quhet Izabel.

“Nuk e di nëse është keq ta them, por kemi menduar Izabel. Iza për shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël nëse do të kisha një vajzë. Do të doja të kishte sytë blu si të partnerit. Një vajzë bionde me sy blu. Kush nuk do ta donte! Edhe unë vetë jam bionde dhe pse i kam lyer flokët.”-tregoi ajo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49399 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE