Katër milionë vende pune në Korenë e Jugut kërcënohen nga inteligjenca artificiale!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katër milionë vende pune në Korenë e Jugut kërcënohen nga inteligjenca artificiale!

Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen prej inteligjencës artificiale në dy dekadat e ardhshme. Këtë ka deklaruar Banka Qendrore e këtij shteti. Avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka nxitur shqetësim global për humbje të vendeve të punës, rritje të sulmeve kibernetike dhe humbje të kontrollit të sistemeve ndonëse ato janë dizajnuar nga dora e njeriut.

Studimi i ri nga Banka e Koresë, tregon se 3.9 milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen, përfshirë ato të mjekëve, avokatëve, kontabilistëve dhe kimistëve. “Punëtorët me paga të larta dhe edukim akademik i ekspozohen më së shumti inteligjencës artificiale dhe kanë rrezik më të madh që të zëvendësohen”,-është thënë në studim.

Sipas studimit, arsyeja mbrapa këtij argumenti është se inteligjenca artificiale mund t’i përfundojë shpejt detyrat analitike dhe ato kognitive. Punët që më së paku kanë rrezik nga ky avancim i teknologjisë janë ato në fushat e fesë, të shërbimeve të ushqimit dhe ligjërimit. Megjithatë, Banka e Koresë ka tërhequr vërejtje që ndonëse inteligjenca artificiale rrezikon punët aktuale, ajo edhe krijon mundësi të reja për punësim, përfshirë ato në fushën e inxhinierisë për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemeve.

Rikujtojmë, se YouTube do të prezantojë opsionin për të sinjalizuar këngët të cilat janë të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe që imitojnë zërin e artistëve të njohur. Sipas udhëzimeve të reja nga YouTube, kompanitë e muzikës do të jenë në gjendje të bëjnë kërkesë për të larguar nga platforma ato këngë që shfrytëzojnë versione artificiale të zërave të artistëve. Ndikimi i muzikës artificiale të gjeneruar nga AI ka qenë një fenomen i shfaqur si rezultat i progresit të teknologjisë gjenerative AI që është një mjet teknologjik i aftë të krijojë tekst, figura vizuale dhe zëra të besueshëm nga udhëzimet e përdoruesve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE