Të gjithë duan të zhvendosen këtu, publikohet lista e qyteteve ku njerëzit duan më shumë që të jetojnë!

vovalbania November 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë duan të zhvendosen këtu, publikohet lista e qyteteve ku njerëzit duan më shumë që të jetojnë!

Të jetosh jashtë vendit është diçka që shumë prej nesh e dëshirojnë të paktën për një periudhë të caktuar në jetën tonë. Falë rritjes së popullaritetit të stilit të jetesës nomade digjitale, shumë po bëjnë këtë lëvizje dhe ka disa vende që i tërheqin njerëzit më shumë.

Tokio u zbulua kohët e fundit si destinacioni me rritje më të shpejtë, veçanërisht në mesin e nomadëve, dhe tani kompania e shërbimeve financiare ‘Remitly’ ka zbuluar një listë të qyteteve në mbarë botën, ku njerëzit ëndërrojnë të zhvendosen, sipas kërkimeve në Google.

Duke hulumtuar vëllimin e kërkimit në Google për qytetet ku duan njerëzit të jetojnë, ‘Remitly’ përpiloi një listë dhe emëroi qytetet më të popullarizuara për ata që kërkojnë të zhvendosen. Destinacioni më i dëshirueshëm në botë është Dubai. Kryeqendra e Emirateve të Bashkuara Arabe është i njohur kryesisht për blerjet, ndërtesat ultra-moderne dhe rrezet e diellit gjatë gjithë vitit.

Miami është i dyti dhe ky destinacion popullor i pushimeve në Florida është më i njohur për kombinimin e tij të peisazhit, plazhit dhe jetës së natës. Në vendin e tretë është Parisi. Është interesante se ‘Top 10’ në fakt përmban më shumë se 10 qytete, me tre qytete të renditura në vendin e katërt dhe dhe nëntë të renditura në vend të dhjetë.

Lista e qyteteve në të cilat njerëzit duan më shumë të jetojnë:

1. Dubai

2. Miami

3. Parisi

4. New York

4. Madridi

4. Singapori

7. Londra

7. Brukseli

9. Toronto

10. Washington DC

10. Buenos Aires

10. Christchurch

10. Quebec City

10. Bogota

10. Portland

10. Vjena

10. Phoenix

10. Chicago

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE