Upss! Olta, Bora dhe pjestarët e Top Medias tallen keq me Luana Vjollcën në DWTS (Video)

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Olta, Bora dhe pjestarët e Top Medias tallen keq me Luana Vjollcën në DWTS (Video)

Gjatë spektaklit të sotëm në “Dancing with the stars”, Olta Gixhari bëri veprimin që nuk pritej.

Pas performancës së Gracianos dhe Atalantës, të cilët kërcyen nën ritmet e këngës “Gasolina”, Olta ironizoi duke thënë se këtë këngë mund t’a kishin vendosur në versionin shqip.

Ajo tha se mund të kishin vendosur këngën “Benzina” të Luana Vjollcës, ndërsa skena shpërtheu në të qeshura.

Madje më pas ajo nxorri celularin dhe e vendosi në YouTube këngën e moderatores, veprim që u duk i mirëmenduar pasi Olta e kishte gati të vendosur në refren.

Ky veprim i aktores i hodhi benzinë zjarrit pasi tashmë dihet se marrëdhënia mes Luanës me Top Median është e krisur.

Përsa i përket reagimit të Bora Zemanit me atë çka po ndodhte, ajo e mori me sportivitet dhe u shpreh se javën e ardhshme do të kërcehen vetëm këngë shqip.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/InShot_20231118_000338339.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48932 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE