Nuk është më sekret, ish-banorja e BBV zbulon për herë të parë portretin e të dashurit

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk është më sekret, ish-banorja e BBV zbulon për herë të parë portretin e të dashurit

Mikela Pupa është një personazh mjaft i komentuar dhe i pëlqyer në median shqiptare. E njohur fillimisht nga pjesëmarrja e saj në “Për’puthen”, më pas Mikela u bë pjesë e një prej shtëpive më të fashmshe në Shqipëri, BBV, ku së bashku me Efin, ishin si një konkurrent i vetëm.

Para disa kohësh, Mikela ka pranuar publikisht se është duke shijuar një lidhje të re dashurie, për të cilën shpesh herë është shprehur se ndihet shumë e lumtur.

Mikela ka treguar se djali me të cilin është e dashuruar dhe ka nisur bashkëjetesën, nuk është personazh publik por që i përket fushës së artit. Pupa ka treguar se nuk dëshiron ta bëjë publike fytyrën e të dashurin pasi vet ai nuk e do këtë gjë.

Mbrëmjen e kaluar, ish-konkurrentja e BBV, ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ne Instagram, ku sigurisht nuk i kanë munguar pyetjet lidhur me partnerin e saj.

“Foton më të bukur me të dashurin tend”, i ka shkruar një ndjekëse Mikelës, e cila i është përgjigjur duke postuar një video ku shfaqet së bashku me djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE