Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, vajza ndërron jetë para performancës së artistes!

vovalbania November 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në koncertin e Taylor Swift, vajza ndërron jetë para performancës së artistes!

Një ngjarje e papritur ka ndodhur për Taylor Swift dhe fansat e saj.

Mësohet se një fanse e saj në Brazil ka humbur jetën, teksa priste që artistja të performonte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Taylor, e cila me anë të një postimi në Instagram, menjëherë pas performancës, ka reaguar e tronditur në lidhje me ngarjen, duke shprehur edhe ngushëllimet për familjen e vajzë.

“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar humbëm një fanse më herët sonte para shfaqjes. Unë as nuk mund të them se sa e shkatërruar jam nga kjo. Nuk kam shumë informacion për të por di që ajo ishte tepër e bukur dhe shumë e re.

Nuk do të jem në gjendje të flas për këtë nga skena, sepse ndihem e pushtuar nga pikëllimi kur përpiqem të flas për të. Dua të them se tani e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer shkon me familjen dhe miqtë e saj. Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sillnim këtë turne në Brazil”, thotë Swift në postimin e saj në Instagram.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE