Duhet me patjetër të shihni reagimin e Romeo Veshaj kur përmendet Jonida Maliqi në “Më lër të flas”!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Duhet me patjetër të shihni reagimin e Romeo Veshaj kur përmendet Jonida Maliqi në “Më lër të flas”!

I ftuar këtë të shtunë në “Më lër të flas”, Ermal Mamaqi foli për rikthimin e tij dhe projektet që do të sjellë së shpejti. Seriali H.O.T rikthehet në sezonin e dytë, që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel.

Duke filluar nga 7 janari, çdo të diel në orën 21:00 për 10 javë me radhë, publiku do të shijojë dramën shqiptare të producentit Ermal Mamaqi. Me një kast aktorësh të mirënjohur, H.O.T premton të bëjë për vete publikun. “Më Lër Të Flas” prezantoi puntatën e sotme për herë të parë trailerin e serialit komedi-dramë “H.O.T 2”, por Ermal Mamaqi përmendi edhe Jonida Maliqin.

Teksa po tregonte për kastin e aktorëve, producenti përmendi Jonida Vokshin, por më pas tha emrin e këngëtares, ish-partneren e Romeo Veshajt. Por kjo situatë nuk u mbyll me aq, pasi Donaldi përshëndeti live Jonida Maliqin, situatë që solli reagimin e Romeos dhe të qeshura në studio.

Përpara kësaj bisede, në momentin që përfundoi transmetimi i trailerit të serialit, moderatori mbuloi fytyrën me duar. “Ajo muzika…”, u shpreh më tej Romeo Veshaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE