Iu hiqnin GPS-in makinave me qira dhe i shisnin, në pranga juristja e DRSHTRR-së Elbasan!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Iu hiqnin GPS-in makinave me qira dhe i shisnin, në pranga juristja e DRSHTRR-së Elbasan!

Një 30-vjeçare e cila shërbente si juriste e DRSHTRR-së Elbasan u arrestua si e shpallur në kërkim për shpërdorim detyre e falsifikim të dokumenteve. Dje u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fraud”.  Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi tre automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th.B. e R.L. (Th. B., i arrestuar dje; R.L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan.

Dje, gjatë këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli në kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.

Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I.B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi tre automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th.B. e R.L. (Th. B., i arrestuar dje; R.L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

Gjatë operacionit u sekuestruan tre automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R.L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE