Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina lëshon alarm për sulme ajrore ruse në të gjithë vendin!

Ukraina lëshoi sirenat e alarmit për sulme ajrore në të gjithë vendin më 27 nëntor, pasi Rusia i vazhdoi sulmet edhe gjatë natës.

Alarmi u lëshua pasditen e së hënës, pasi Forca Ajrore e Ukrainës raportoi për një kërcënim raketor, për shkak të ngritjes së avionëve luftarakë rusë, Mig-31, nga fusha ajrore në Mozdok, në jug të Kurskut, rreth 55 kilometra larg kufirit me Ukrainën, shkruan REL.

Civilëve iu kërkua të qëndronin brenda dhe të strehoheshin gjatë alarmit, i cili ra pasi Rusia e bombardoi gjatë natës infrastrukturën civile dhe vendbanimet në rajonet jugore të Ukrainës, Herson dhe Dnipropetrovsk.

Forcat ruse e goditën qytetin Herson plot 56 herë gjatë 24 orëve të fundit, duke e lënduar një civil, tha guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin, në Telegram.

Në Dnipropetrovsk, Rusia e sulmoi Nikopolin dhe rrethinat e tij, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE