Beniada flet për herë të parë publikisht pas ndarjes nga Blert Hajdari

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beniada flet për herë të parë publikisht pas ndarjes nga Blert Hajdari

Pak muaj më parë Beniada Nishani dhe Blert Hajdari, vëllai i Arbër Hajdarit, i dhanë fund romancës së tyre.

Ata u përpoqën ta mbanin larg vëmendjes së publikut lidhje, por edhe ndarjen.

Mirëpo, gjithçka u kuptua pasi dyshja nuk ndiqeshin më në rrjetet sociale si dhe vendosën të fshinin një foto që kishin bashkë.

Pak kohë më pas, mikesha e saj Jori Delli konfirmoi me anë të një postimi se Beniada është single, ndërsa kjo e fundit ka folur për herë të parë publikisht për këtë temë, pas shumë kohësh heshtje.

Teksa ishte pjesë e panelit të “Më lër të flas”, Beniada pranoi se është beqare dhe shumë e lumtur duke mos dhënë detaje për ndarjen.

Sakaq, Romeo ‘përfitoi nga situata’ për të ngacmuar paksa Beniadën.

Kujtojmë se kohë më parë Romeo dhe Beniada po përfliteshin për një lidhje të mundshme, pasi ky i fundit i shprehu Donaldit pëlqimit për modelen gjatë takimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE