Gara për Shtëpinë e Bardhë, Biden: Mund të mos kandidoja nëse s’do isha kundër Trump!

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gara për Shtëpinë e Bardhë, Biden: Mund të mos kandidoja nëse s’do isha kundër Trump!

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk do të kandidonte për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë nëse për kundërshtar nuk do të kishte paraardhësin e tij Donald Trump.

“Nëse Trump nuk do të kishte kandiduar, nuk jam i sigurt se do të kandidoja. Por, për të mirën e vendit, ne nuk mund ta lëmë atë të fitojë”, u tha Biden donatorëve demokratë gjatë mbledhjes së fondeve për fushatën e tij 2024 në Boston.

Me këtë rast, Biden tha se demokracia është “në rrezik edhe më të madh në vitin 2024”, sesa ishte në zgjedhjet e vitit 2020, të cilat Trump i fitoi, duke shtuar se ai “po kandidon kundër kryemohuesit të zgjedhjeve”.

“Trump as nuk po e fsheh më topin”, tha Biden duke shtuar se Trump dhe republikanët e tij MAGA (Make America Great Again) janë “të vendosur të shkatërrojnë demokracinë amerikane”.

Komentet e tij erdhën pasi Trump, duke folur në një aktivitet të fushatës në Iowa të shtunën, e quajti Bidenin “shkatërrues të demokracisë amerikane”.

“Joe Biden nuk është mbrojtësi i demokracisë amerikane. Joe Biden është shkatërruesi i demokracisë amerikane. Ky është ai dhe njerëzit e tij. Ata janë shkatërruesit e ëndrrës amerikane. Ëndrra amerikane ka vdekur me ata në pushtet”, deklaroi Trump.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE