Vëllai i Liridonës paralajmëron: Tani është radha jonë…

vovalbania December 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vëllai i Liridonës paralajmëron: Tani është radha jonë…

Vëllai i Liridona Ademaj, ka reaguar sërish për vrasjen e motrës së tij me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili tashmë është i arrestuar dhe pritet të dalë në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Leonard Ademaj ka paralajmëruar se tashmë do të nisë fushata e familjes për të kërkuar llogari për vrasjen e vajzë së tyre.

Ai thotë gjithashtu se familja e tij shpreh mirënjohjen për të gjitha organizimet që janë bërë për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë e vajzat që kanë qenë viktima nga dora e burrave.

Postimi i plotë i Leonard Ademajt:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Fushata jonë për drejtësi fillon tani, bashkë me ju aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE