Valbona Selimllari e ashpër dhe e indinjuar ndaj Ina Kollcakut: “Nuk ka edukatë, thotë jam në mbrojtje të grave, por…”

vovalbania December 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Valbona Selimllari e ashpër dhe e indinjuar ndaj Ina Kollcakut: “Nuk ka edukatë, thotë jam në mbrojtje të grave, por…”

Pas eleminimit nga programi “Dancing with the stars” Ina Kollcaku ishte e ftuar në “Fan Club”, ku foli edhe për përplasjen me Valbona Selimllarin.

Ajo u shpreh se nuk priste të merrte pikë të larta nga Valbona, pasi sipas saj ajo e shihte shtrembër në prapaskena.

Kësaj deklarate të Inës, anëtarja e jurisë i ka kthyer përgjigje teksa ishte sot e ftuar po në “Fan Club”.

Valbona u shpreh se përveç dashamirësisë për të dhe për të gjithë konkurrentët e tjerë, ajo nuk ka patur asgjë personale me Inën.

E indinjuar, Selimllari u shpreh se Ina del dhe thotë se është në mbrojtje të grave, ama vetë atë e ofendoi.

Valbona tha se kishte për qëllim ta mbronte Inën pasi kjo e fundit hapi një debat që nuk i takonte, atë të përplasjes mes Eltionit dhe Ilirit.

Më tej, përsa i përket pjesës se ajo e shihte shtrembër në prapaskenë, Valbona e mohoi duke thënë se ajo nuk sheh shtrembër as ata që i ka inat e jo më Inën me të cilën nuk ka patur asnjë gjë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50549 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE