Ju njohim me popujt më të lumtur në Europë!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ju njohim me popujt më të lumtur në Europë!

Së fundmi janë bërë publike vendet më të lumtura në Bashkimin Europian. Sipas kësaj renditjeje, Austria, Polonia dhe Rumania kanë popullsinë më të lumtur në hapësirën e Unionit. Në anën tjetër të medaljes, Gjermania është zyrtarisht e dyta në fund në renditje, pas të cilës vjen Bullgaria. Bullgaria ishte i vetmi vend nga 27 të anketuarit që doli me një rezultat të përgjithshëm më pak se gjashtë nga dhjetë, rezultati më i lartë i mundshëm, për kënaqësinë e përgjithshme të jetës në 2022.

Çdo vit Eurostat, agjencia zyrtare e statistikave e bllokut, mat sesa i lumtur është një kampion i popullsisë në çdo shtet anëtar. Kjo shkallë shkon nga zero, pakënaqësi absolute, në dhjetë që do të thotë se jeta nuk mund të shkonte më mirë. Qytetarët e zgjedhur për studimin u pyetën gjithashtu se sa optimistë për të ardhmen ose, sipas rastit, sa pesimistë.

Në Bullgari, Rumani, Lituani, Sllovaki, Portugali, Hungari, Kroaci, Qipro, Gjermani dhe Slloveni, banorët jashtë shprehur të kënaqur me jetën urbane. Familjet me fëmijë raportohet se ishin më të lumturat, ndërsa banesat e personave të vetëm ishin më pak.

Studimet tregojnë se ka një ndarje mjaft të konsiderueshme në pjesë të ndryshme të BE-së. Në përgjithësi, njerëzit në pjesët veriore dhe perëndimore të bllokut priren të jenë më të kënaqur me jetën e tyre sesa njerëzit në vendet baltike. Ata që jetonin pranë zonës së Mesdheut dhe në pjesët lindore të BE-së janë kryesisht më të pakënaqur.

Në të gjitha vendet e Europës Juglindore e Ballkanit Perëndimor, kënaqësia për të jetuar është rritur dukshëm në krahasim me vitin 2016, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur në Shqipëri. Ndonëse vendi ka pasur ndër rritjet më të larta të ekonomisë në rajon, kënaqësia për të jetuar nuk ka ndryshuar. Madje kënaqësia për të jetuar është më e ulët se në 2066-n.

E dhëna është bërë e ditur nga raporti i fundit të tranzicionit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Si lidhet lumturia me shëndetin tonë? Si mundet një person i lumtur të “parandalojë” apo të përballojë me efektivitet çdo problem shëndetësor? Studimi i ri hedh më shumë dritë mbi marrëdhënien e ngushtë midis shëndetit mendor dhe atij fizik. Lumturia dhe shëndeti i mirë janë të lidhura më njëra tjetrën, siç kanë argumentuar prej kohësh shkencëtarët. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE