Aktorja që përmes veshjes në “Golden Globes” fshehu shenjat e aksidentit…

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja që përmes veshjes në “Golden Globes” fshehu shenjat e aksidentit…

Në “Golden Globes 2024”, Rosamund Pike, veshi një vello për të fshehur plagët e lëna nga një aksident me ski këtë sezon festash. “Kam pasur një aksident në Krishtlindje. Jo gjëja më e mirë, kur e di që më 7 janar ke Golden Globes ”,- tha aktorja 44-vjeçare e nominuar për interpretimin e saj në filmin “Saltburn”.

Ajo shtoi se aksidenti lëndoi fytyrën e saj kështu që vendosi të kamuflohej. Edhe pasi u shëruan plagët, ajo zgjodhi të mbante vellon sepse “u dashurua” me pamjen. Siç e shohim edhe në foto, ajo ka kombinuar vellon e dantellës me një fustan të zi, gjithashtu me dantella, platforma me taka të larta dhe bizhuteri të theksuara argjendi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE