Detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit, Serbia shpreh rezerva në Bruksel!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit, Serbia shpreh rezerva në Bruksel!

Ndonëse pas takimit të liderëve të Bashkimit Europian e të Ballkanit Perëndimor u tha se “të gjitha vendet e rajonit ranë dakord për deklaratën e miratuar në samit”, mësohet se Serbia ka shprehur rezerva. Kjo për pjesën që ka të bëjë me detyrimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, me Kosovën.

Burime të BE-së konfirmuan se kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç “shprehu qëndrimin kombëtar”, por përsëriti se “Serbia e mbështeti deklaratën”.

Në dokumentin me qëndrimin serb e që e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se “në përgjithësi, me rezerva, përshtatet me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor si një deklaratë politike dhe dokument jodetyrues ligjor”.

Më tej bëhet e qartë se kjo ka të bëjë me pjesën e detyrimeve për zbatimin e Marrëveshjes me Kosovën.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, konsiderohen të pranueshëm vetëm në kontekstin ku nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës.  Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive e as të ashtuquajturin integritetin territorial të Kosovës.

Serbia shprehet se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar, në përputhje me rezolutën 12-44 të Këshillit të sigurimit të OKB-së”. Ky qëndrim i Beogradit vë në dyshim edhe pranimin nga ana serbe të detyrimeve që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj. Në to përfshihet edhe moskundërshtimi për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e respektimi i integritetit territorial.

Në deklaratën e miratuar mbrëmë në Bruksel nga liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë pa parakushte e në tërësi këtë marrëveshje.

U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të tij, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh. Pajtueshmëria për aneksin e zbatimit u arrit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE