Si do të duket iPhone 16…/Publikohen imazhet e para!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si do të duket iPhone 16…/Publikohen imazhet e para!

Edhe pse është akoma herët, specifikat e serisë së iPhone që do të jetë i disponueshëm në treg gjatë vitit të ardhshëm, kanë filluar përhapen kudo nga prodhuesi amerikan. iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max do të ketë ekran prej 6,27-inç dhe 6,86 dhe fjala është për panelet LTPO me frekuencë freskimi prej 120 Hz. Është paksa e vështirë të besohet në madhësinë e ekranit iPhone 16 Pro Max, kështu që kjo e dhënë duhet marrë me një dozë rezerve. 

Sipas MacRumors, një faqe e besueshme teknologjike, modelet e reja të iPhone 16 do të mbajnë emrin ‘DeLorean’. Madje, janë publikuar foto se si do të duken. Fotot kanë të bëjnë me modelet e thjeshta dhe jo iPhone 16 Pro apo Ultra. Ndryshimi vizual më i rëndësishëm në këtë model gjendet tek kamera, që është katrori i njohur me qoshe të rrumbullakosura me të cilin jemi mësuar, por edhe thjerrëzat janë nën një gotë të vetme në formë “pilule”, si tek iPhone i vjetër X. Dallime gjenden edhe në tastet anësore. Do të ketë më shumë ndryshime për pjesën tjetër të iPhone 16, përkatësisht versionet Pro, Plus dhe Ultra, megjithatë nuk ka asnjë njoftim zyrtar deri më tani.

Ndërkaq, Iphone 14 Pro Max dhe ai 15 Pro Max janë modelet më të shitura të Apple, kjo për shkak të veçorive më speciale që ofrohen nga këto dy modele. “Pro Max” janë kryesisht modelet me ekrane më të mëdha dhe ofrojnë një sërë funksionesh që nuk mund të gjenden nga modelet e tjera të iPhone.

Megjithatë, një ekran i madh po rezulton me probleme për njerëzit që duan ta përdorin telefonin e tyre vetëm me një dorë. Dikush mund të hasë vështirësi për të rrëshqitur përgjatë sistemit iOS me vetëm një dorë dhe duhet të kap telefonin me dy duart për të arritur aplikacionet e synuara. Sistemi operativ iOS nuk u optimizua kurrë për përdorim me një dorë në telefonat më të mëdhenj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE