Moska përshëndet fitoren e Aleksander Vuçiçit në zgjedhje!

vovalbania December 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moska përshëndet fitoren e Aleksander Vuçiçit në zgjedhje!

Kremlini mirëpriti fitoren e Aleksander Vuçiçit në zgjedhjet serbe. Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Serbia ka mbajtur dje zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare e lokale. Vuçiç ka deklaruar se forca e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, teksa deri tani, autoritetet zgjedhore kanë publikuar rezultatet paraprake me 35% të votave të numëruara.

Ne mirëpresim këtë arritje nga zoti Vuçiç, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejshëm të miqësisë” mes dy shteteve. Peskov po ashtu iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçië – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42% të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë”, me 7.19% të votave.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Serbisë ka shprehur mbështetje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, duke treguar mospëlqim për aleancën ushtarake të NATO-s që mbështet Kievin.

Por, Beogradi po ashtu është një qendër e rëndësishme për rusët që kritikojnë luftën e Moskës dhe që po ikin nga vendi. Serbia ka dënuar agresionin e Rusisë dhe ka mbështetur rezoluta të Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën ndaj Ukrainës.

Në nëntor, shefi i inteligjencës së Serbisë, Aleksander Vulin, i cili vizitoi Rusinë gjatë ofensivës ndaj Ukrainës dha dorëheqje, duke thënë se arsye ishte presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49696 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE