Tentoi të përdhunonte një 27-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari nga Patosi!

vovalbania December 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentoi të përdhunonte një 27-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari nga Patosi!

Një 38 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27 vjeçare.

Sipas policisë ngjarja është shënuar ditën e djeshme (22 dhjetor). Burri ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, 27 vjeçaren me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.   Madje gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos. Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë” informoi sot policia e Fierit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE