Zyrtare/ Putin regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zyrtare/ Putin regjistrohet si kandidat për zgjedhjet presidenciale!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka regjistruar presidentin aktual, Vladimir Putin, si kandidat për zgjedhjet e reja presidenciale.

Putin do të garojë për mandatin e pestë presidencial. Për shkak të ndryshimeve kushtetuese, që janë kritikuar nga ekspertët, Putini ka të drejtë të bëhet president edhe për dy mandate. Për herë të parë ai u zgjodh president i Rusisë në vitin 2000.

Putin do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e caktuara për 17 mars. Për t’u regjistruar si kandidat, atij iu kërkua të mblidhte të paktën 300.000 nënshkrime të rusëve nga rajone të ndryshme të shtetit, për të mbështetur kandidaturën e tij. Nga nënshkrimet e dorëzuara, 0.15 për qind e tyre u shpallën të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi.

Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve për Putinin u evidentuan një sërë shkeljesh. Në veçanti në Shën Petersburg nënshkrimet u mblodhën nga anëtarët e komisionit të zonës, që drejtpërdrejt përbën shkelje të ligjit.

“Si rezultat i verifikimit, 91 nga 60 mijë nënshkrime janë njohur si të pavlefshme. Kështu, 91 nënshkrime të pavlefshme përbëjnë 0,15% të numrit të nënshkrimeve të verifikuara”, tha sekretarja e komisionit Natalia Budarina.

Putin është bërë kandidati i katërt i regjistruar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi si kandidatë Leonid Slutsky, kreu i partisë nacionaliste LDPR, Vladislav Davankov, nënkryetar i Dumës Shtetërore dhe anëtar i partisë Populli i Ri dhe Nikolai Kharitonov, deputet i Dumës nga Partia Komuniste.

Kandidatët e tjerë të mundshëm, përfshirë kandidatin kundër luftës Boris Nadezhdin, kanë afat deri të mërkurën për të mbledhur numrin e kërkuar të nënshkrimeve në mbështetje të fushatës së tyre. Nadezhdini u propozua nga Partia Nisma Qytetare, ndaj i mjafton të mbledhë 105 mijë nënshkrime.

Në dhjetor, komisioni zgjedhor i Rusisë hodhi poshtë kërkesën e  politikanes pro paqes Yekaterina Duntsova , duke përmendur “gabime në dokumente”. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE