Si e priti Kiara? Në 1 vjetorin e njohjes, Luizi i bën surprizën më të bukur (VIDEO)

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si e priti Kiara? Në 1 vjetorin e njohjes, Luizi i bën surprizën më të bukur (VIDEO)

Për Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, data 24 dhjetor është një datë mjaft e rëndësishme, pasi njohën njëri-tjetrin. Një vit më parë, ata ishin ndër banorët që u bënë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Rrugëtimi i tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka qenë me shumë emocione, sfida, gëzime, të qeshura, lot, por me një fund të lumtur. Ata u dashuruan, krijuan një lidhje dhe u martuan. E tani janë edhe në pritje të një vajze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)

E teksa sot ata festojnë 1 vjetorin e njohjes, këngëtari i dashur për publikun ka vendosur që t’a surprizojë partneren e tij. Ai ka realizuar një tatuazh me portretin e Kiarës.

Ai gjithashtu tregon se dita e përvjetorit të tyre i kujton edhe humbjen e babait

“Me rastin e 1 vjetorit që kam unë me Kiarën, pavarësisht që në këtë ditë kam një kujtim të dhimbshëm, se ka humbur jetën babai im. Zoti me një dorë merr e me një dorë tjetër jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza prandaj vendosa ta bëj këtë tatuazh. Gëzuar festat të gjithëve” shprehet Luizi në videon që ka publikuar në “Instastory”.

Ndërkohë fansat e tyre janë kuriozë që të dinë se si ka reaguar moderatorja e njohur kur ka parë tatuazhin që ka bërë këngëtari.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE