Misioni KFOR, Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë!

vovalbania December 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Misioni KFOR, Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë!

Shqipëria do të dërgojë 40 trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Përforcimet pasojnë sulmin serb të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë një efektiv. Sipas ambasadorit tonë në Kosovë, Petrit Malaj, “mund të jetë permanent, rreziku për ndonjë sulm tjetër nga Serbia”.  Aktualisht numri i ushtarëve të Shqipërisë në Kosovë është mbi 100, gjithnjë në kuadër të KFOR-it. Ambasadori Malaj foli për KosovaPress:

Ne kemi një numër të caktuar të ushtarëve, në fakt kemi mbi 100 ushtarë në Pejë dhe në komandën e KFOR-it. Kam pasur takim me komandantin e KFOR-it dhe Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm ku do në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Mendoj se KFOR-i po e bënë këtë, ka rritur forcat dhe prania e saj në veri të Mitrovicës ndjehet më shumë, pikërisht duke parë edhe rrezikun, por nga ana tjetër edhe duke pasur idenë e tyre për të zbatuar sa më mirë misionin që ata kanë në Kosovë. Ne do të sjellim sërish trupa në vitin tjetër. Kështu Shqipëria edhe në vitin tjetër do të sjellë trupa shtesë në kuadër të KFOR-it për të qenë gjithmonë brenda detyrimeve të saj që ka si një shtet anëtar i NATO-s dhe aleat i fuqishëm i perëndimit. Ne në vitin tjetër do të sjellim edhe 40 forca.

Malaj komentoi edhe deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani se “Serbia po planifikon sulme të reja”.

Përderisa flet presidentja e Kosovës dhe strukturat e tilla të një shteti i cili është mirë i organizuar pa dyshim që ata kanë informacionin e duhur i dinë shumë mirë këto gjëra. Unë nuk kam informacionin e duhur, ndoshta për detaje, por di që rreziku mund të jetë permanent. Prandaj, duhet bëhen disa hapa dhe siç e tha edhe kryeministri jonë (Edi Rama) para disa ditësh, që Serbia me pas të vendos për të normalizuar këtë marrëdhënie. Nuk mund të shkojmë askund duke pasur vetëm konflikte. Patjetër që dialogu ka sjellë marrëveshje, ato kërkojnë zbatim të dy anshëm. Në rastin konkret Kosova ka bërë atë që duhet dhe po bën hapat e duhur për këtë gjë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE