Për ju që jeni të fiksuar pas papagajve, ja si të kujdeseni për ta!

vovalbania December 25, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që jeni të fiksuar pas papagajve, ja si të kujdeseni për ta!

Papagalli është një zog shtëpie shumë popullor. Secili lloj ka pupla, madhësi, jetëgjatësi dhe temperament të ndryshëm. Grupet e papagajve përfshijnë ndër të tjerë papagajtë afrikanë dhe papagajtë e Amazonës. Papagajtë ndjehen shumë më mirë kur mbahen në mjedise të mëdha sesa në një kafaz. Ata kërkojnë shumë hapësirë dhe kujdes. Me stërvitjen e duhur, disa lloje papagajsh mund të krijojnë një fjalor të madh. Zgjidhni papagaj në moshë të vogël dhe merruni me ta për t’i mësuar me njerëzit gradualisht.

Zgjidhni një zog aktiv dhe çojeni për ekzaminim tek veterineri menjëherë pasi e blini. Jetëgjatësia e papagallit ndryshon sipas species, por shkon nga 40 deri në 100 vjeç. Një papagall i vogël mund të jetojë mesatarisht nga 10 deri në 15 vjet, ndërsa disa specie të mëdha mund të jetojnë më gjatë se ju. Për një çift apo një papagall të vetëm, kafazi duhet të jetë 150 x 150 x 160 cm, ndërsa për papagajtë e vegjël, 120 x 90 x 90 cm. Do të ishte mirë që kafazi të ishte edhe më i madh, por kini parasysh që këto janë përmasat minimale. Ushqimi varet nga lloji i papagallit.

Ju duhet të konsultoheni me specialistin për t’u informuar në lidhje me një dietë dhe regjim ushqimor sa më optimal për zogun tuaj të veçantë. Mund të rekomandohen formula farash dhe thërrimesh sipas dëshirës, përzierje farash të ekuilibruara (10 fara luledielli në ditë), suplemente kalciumi, fruta, makarona, oriz, patate, misër, kikirika, mishi i pjekur dhe ushqime të tjera. Duhet t’i bëhet testi për zbulimin e infeksionit të Chlamydophila-s, bëhet fjalë për një sëmundje që u bie si kafshëve ashtu edhe njerëzve. Shenjat klinike të infeksionit mund të jenë teshtimat, rënia në peshë dhe diarreja, edhe pse shumica e zogjve nuk kanë simptoma. Sasi të mëdha frutash dhe perimesh të njoma mund të shkaktojnë diarre.

Mos vendosni objekte plumbi apo metali në kafaz, këto elemente janë toksike. Zogjtë shpesh i fshehin shenjat e sëmundjes, prandaj vini re çdo ndryshim sado të vogël, sidomos të jashtëqitjes. Mbajtëset e ushqimit dhe të ujit vendosini në një farë lartësie në mënyrë që ato të mbahen të pastra. Papagajtë e veçantë dhe llojet e papagajve mund të kenë ndryshime të mëdha temperamenti dhe agresiviteti. Papagajtë kanë nevojë për shumë vëmendje. Shumë papagaj bëhen të zhurmshëm kur mërziten, kështu që jepuni shumë lodra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE