Kim Kardashian e tepron me “photoshop”-in, shfaqet në setin e fundit me 6 gishta!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kim Kardashian e tepron me “photoshop”-in, shfaqet në setin e fundit me 6 gishta!

Nëse ka dicka për të cilën familja Kardashian komentohet më së shumti është fakti që herë pas here dështojnë me photoshop-in.

Sigurisht ato përpiqen të duken sa më mirë në postimet e rrjeteve sociale dhe për ta bërë këtë programet e modifikimit janë një “mjet” i nevojshëm, megjithatë mund të shëndrrohen edhe në burim ironie dhe meme-sh për ndjekësit.

Në një nga fotot e saj të fundit, për festën e Krishtlindjes Kim është fotografuar krah vajzës e saj,  në foto duket sikur ka 6 gishta.

Në fakt, në një vështrim të parë, 43-vjeçarja mund të shihet sikur po shtrëngon duart, ndërsa buzëqesh me North West.

Ndjekësit e saj, megjithatë, analizuan çdo detaj dhe vunë re se fotografia kishte një gabim në përpunim dhe duket sikur ka 1 gisht tepër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE