E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur, lë pas dy fëmijë të mitur (Emri+Foto)

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur, lë pas dy fëmijë të mitur (Emri+Foto)

Nëna e dy fëmijëve është ndarë nga jeta në fundjavë, siç njoftonte motra e saj Reyni në një postim në Instagram. “Motra ime e madhe është ndarë nga jeta dy ditë më parë dhe nuk kam ndjerë kurrë dhimbje më të madhe.

Vdekja e Pettway vjen disa muaj pasi ajo kishte njoftuar për diagnozën e kancerit në një postim në Instagram, për 152,000 ndjekësit e saj. Pettway, lë pas bashkëshortin e saj të 12 viteve, Michael, dhe dy bijat e tyre Kailee, 10 vjeçe e Zoi Lee, 3, shkruan rrjeti Essence.

E ndjera jepte më herët lajmin në korrik 2023: “Jam diagnostikuar papritur me kancer të fazës 3. Nuk di nga t’ia nis dhe përse kishin pritur kaq gjatë. Shpresoj që dikush të inkurajohet nga historia ime”.

Pettëay thotë se gjithçka kishte nisur me gjakderdhje dhe humbje ndjenjash, ndërsa fillimisht ishte diagnostikuar me “fibroide,” që rrjeti ‘Mayo Clinic’ e përshkruan si “rritje të mitrës” të cilat “thuajse asnjë herë nuk kthehen në kancer.”

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë modelja e njohur,

Pas trajtimeve fillestare gjakderdhja vaginale dhe simptomat ishin qetësuar por në një tjetër vizitë në spital në fillim të 2023 ajo u detyrua të kryente disa transfuzione gjaku.

“Në shkurt 2023, ata kryen një biopsi,” kujtonte Pettway. “Dhe kur u zgjova nga anestezia më thanë se kam kancer cervikal të fazës 3. Gjithë kohës isha keqdiagnostikuar”.

E ndjera shtonte më tej: “Kur më thanë që kisha kancer nuk u tremba, por reagimi i atyre rreth meje me trishtoi më shumë”.

Në një postim në gusht 2023, tregon në detaje sesi kriza kishte prekur familjen e saj.

“Vajzat nuk kuptojnë por i kanë vënë re ndryshimet. Ato pyesnin shpesh përse nuk vjen mami në shtëpi, pse shkon mami shpesh te ambulanca”.

Pettway shkruante se ajo dhe familja “bënë përpara dhe nuk lejuan që rrethanat të merrnin kontrollin e tyre. Nuk ishte e lehtë por deri këtu kemi arritur!’.

Pettway la pas gjithashtu qindra video në rrjetin YouTube me miliona shikime në kanalin e saj me 228,000 të abonuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE