Oficerët e Policisë Gjyqësore u larguan nga banesa e tij/Reagoi edhe kryeministri Rama!

vovalbania December 30, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Oficerët e Policisë Gjyqësore u larguan nga banesa e tij/Reagoi edhe kryeministri Rama!

Pasi, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e SPAK-ut për masën e sigurisë “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore” për Sali Berishën, me urdhrin e dorëzuar nga Prokuroria, toga e shoqërimit shkoi në banesën e ish-kryeministrit. Pasi ekzekutuan vendimin e GJKKO-së, oficerët e Policisë Gjyqësore u larguan nga banesa e tij.

Pas disa shtyrjeve, rreth mesdite, Gjykata e Posaçme vendosi të zëvendësojë masën e sigurimit nga “Detyrim për paraqitje” në “Arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”, siç kërkoi SPAK-u. Vendimin e mori gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën avokatët e Sali Berishës kërkuan përjashtim, duke pretenduar konflikt interesi. Më herët këtë muaj, SPAK-u i kërkoi autorizim Kuvendit për të forcuar masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi refuzoi të përmbushte “Detyrimin për paraqitje”, duke e quajtur masë “antikushtetuese”.

Në vendimin e sotëm, Gjykata e Posaçme urdhëroi Sali Berishën të mos largohet nga banesa e tij e të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të, në të njëjtën banesë. Për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e Policisë Gjyqësore. Avokati Genc Gjokutaj tha se ky ishte vendim i pritshëm e njoftoi se do të apelohet. Gjokutaj Ish-kryeministri Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me procedurat e privatizimit të klubit “Partizani”. Dyshohet se me akte të ndryshme, ushtroi ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit ku janë ngritur pallate.

Ndërsa GJKKO-ja jepte vendimin për Berishën, kryeministri Rama ishte në konferencën e fundvitit me gazetarët dhe tha se “arrestimi nuk është fitore e PS-së”.

Lidhur me non gratën nuk kam asnjë koment sepse nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kam thënë qysh në krye të herës.  Por jo siguroj që ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha se sa të lidhura me persona të caktuar. Nuk kam ëndrra të tilla, as me sy hapur, madje as me sy mbyllur. Nuk shoh në ëndërr si dënohen njerëz.

Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eleminuar kundërshtarët, në një mënyrë ose një tjetër. Kështu që nuk e shoh absolutisht këtë, në asnjë formë si një fitore të Partisë Socialiste apo edhe si një fitore të Erionit apo Taulantit, që kanë bërë me këmbëngulje dhe me një pasion që uroj ta kishin të gjithë, detyrën e tyre, ashtu siç e kanë parë ata të arsyeshme. Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare me dëshirën, objektivin, nevojën për të parë si fitore faktin që cilidoqoftë vihet nën trysninë dhe pastaj nën masat e drejtësisë. Kështu që s’ka lidhje kjo, ashtu sikundër, nga ana tjetër, nuk do të ketë drejtësi në Shqipëri deri kur të gjykohet 21 janari.

Këtë di të them unë, pa u gjykuar 21 janari dhe pa u vënë para drejtësisë vrasësit e urdhëruesit e tyre që në fakt janë vrasësit e vërtetë të 21 janarit, drejtësia do të jetë e gjymtuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE