SHBA, ligji i ri: Prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj!

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA, ligji i ri: Prokurorët mund të ngrenë akuza për ryshfet edhe ndaj zyrtarëve të huaj!

Aktivistët që trajtojnë çështje të korrupsionit dhe transparencës qeveritare, thonë se një ligj i ri që lejon prokurorët federalë amerikanë të ngrenë akuza penale kundër zyrtarëve të qeverive të huaja, të cilët kërkojnë ose pranojnë ryshfet, nga kompanitë amerikane, do të mbushë një boshllëk të madh në luftën globale kundër korrupsionit.

Ai që njihet si Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga të Huajt (FEPA), pjesë e aktit që parashikon buxhetin dhe shpenzimet për Mbrojtjes Kombëtare, u nënshkrua në ligj nga Presidenti Joe Biden në dhjetor. Ata që kanë mbështetur miratimin e këtij ligji thonë se ai përbën një shtesë shumë të nevojshme ndaj Aktit pothuajse 50 vjeçar mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj (FCPA). Ky i fundit konsideron vepër penale që shtetas apo kompani amerikane, të paguajnë ryshfet ose të ndikojnë me praktika korruptive tek zyrtarët e huaj.

Qeveria amerikane ngre rregullisht akuza kundër kompanive amerikane bazuar tek Akti mbi Korrupsionin që përfshin zyrtarë të huaj, por deri më tani, e ka patur të pamundur të ndëshkojë, zyrtarët e huaj, që kërkojnë ose pranojnë para si shpërblim. Ekspertët ligjorë theksojnë se kur bëhet fjalë për korrupsionin ndërkufitar, ekuacioni ka dy anë:

Ana e “ofertës”, ku futen kompanitë dhe individët të gatshëm të paguajnë ryshfet dhe ana e “kërkesës”, ku futen zyrtarët e huaj, të cilët kërkojnë ose pranojnë ryshfet.

Akti për Parandalimin e Zhvatjes nga të Huajt (FEPA), për herë të parë, e konsideron shprehimisht vepër penale, marrjen e ryshfetit nga zyrtarë të huaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50942 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE