Shi dhe dëborë, ARRSH: Akse të pastruara, qarkullim pa probleme!

vovalbania January 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shi dhe dëborë, ARRSH: Akse të pastruara, qarkullim pa probleme!

Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje intensive dëbore. Në segmentin rrugor Shtyllë-Panarit u punua intensivisht për mos u bllokuar pasi dje dëbora shënoi një trashësi prej 50 cm ndërsa herët në mëngjes shtoi 10 cm. Aty u dërguan dy fadroma për të pastruar rrugën. Në këtë segment kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Në segmentin Boboshticë-Dardhë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Borëpastrueset qëndruan në terren për pastrim e kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve, por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar. Po ashtu duhet t’i pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH njofton se grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.

Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

ARRSH-ja i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërkohë që për shkak të motit të keq raportohet që rreth 500 familje në të gjithë qarkun e Korçës janë pa energji elektrike, ndërsa disa grupe të OSHEE-së po punojnë në terren për riparimin e defekteve e rikthimin e energjisë.

Sot në vendin tonë do të dominojë mot i paqëndrueshëm, me vranësira e shira. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri dhe mesatar. Temperaturat variojnë nga minus 1 në 18 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE