Mes polemikash dhe protestash, Real Madrid fiton në minutën e fundit në kampionat…

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Real Madridi fiton Kupën e Botës për Klube pas dominancës me tetë gola në Marok!

Real Madrid rikthehet te fitorja pas humbjes në Kupën e Mbretit përballë Atletico Madridit. Madrilenët kanë fituar 3-2 ndaj Almerias në kuadër të javës së 21-të në La Liga. Ishte një ndeshje me shumë polemika, pasi gjyqtari i ndeshjes mori disa vendime kontroverse ndaj ekipit mysafir. Pas 40 sekondash, Almeria kaloi në epërsi me golin e Largie Ramazanit, që realizoi për 1-0. Për 2-0 u përkujdes Edgar Gonzalez (43’), për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi.

Pjesa e dytë u dominua nga Los Blancos, por që kishte disa momente që e shëmtuan këtë 45 minutësh të dytë. Jude Bellingham i ngushtoi shifrat në 2-1 kur realizoi nga penalltia në minutën e 56-të. Sergio Arribas kishte realizuar për 3-1 në minutën e 62-të, por që gjyqtari e anuloi golin shkaku që në anglezin ishte shkaktuar faull, ndërsa këtu edhe filluan polemikat. Real Madridi më pas shënoi edhe golin e barazimit (2-2), ndërsa Vinicius shënoi nga një moment diskutabil, pasi vërehej se ishte një lojë me dorë nga ana e brazilianit, ndërsa kishte edhe dyshime për faull, por që goli qëndroi. Madrilenët nuk u dorëzuan deri në fund, duke realizuar edhe golin e fitores me anë të Dani Carvajal, që realizoi në minutën e 90+9-të me asistimin e Bellingham. Real Madridi me këtë fitore u rikthye në krye të tabelës me 51 pikë, ndërsa në xhiron e 22-të takohen me Las Palmas.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Atletico Madridi ka eliminuar Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit, duke e mposhtur me rezultatin 4-2 pas kohës shtesë. Falë këtij triumfi bardhekuqtë e Simeones arritën të siguronin një biletë për në fazën çerekfinale. Atletico Madrid dhe Real Madridi kanë zhvilluar një ndeshje të zjarrtë, siç ndodh zakonisht, e ku rezultati pas 90 minutash ishte i barabartë 2-2, ndërsa në vazhdime Los Colchoneros shënuan dy herë për të marrur kalimin në çerekfinale. Mbretërit e nisën më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste shumë të mira para portës së Jan Oblak. Në minutën 11-të ishte Jude Bellingham që goditi shtyllën, ndërsa Vinicius nuk e qëlloi portën e zbrazët. Në anën tjetër Samuel Lino nuk gaboi në rastin e parë të mirë për Los Colchoneros, duke shënuar për 1-0 në minutën e 39-të. Por në minutën e fundit të kohës së rregullt, ishte Jan Oblak që gaboi në dalje dhe dërgoi një top në portën e tij për 1-1.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49436 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE