“5 Herë Jo” shkon në qytetin e Korçës këtë fundjavë, ja se kur mund t’i takoni yjet e filmit!

vovalbania January 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“5 Herë Jo” shkon në qytetin e Korçës këtë fundjavë, ja se kur mund t’i takoni yjet e filmit!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”, të cilin njerëzit e kanë përqafuar menjëherë. Ky projekt i ri filmik pati premierën absolute më 12 Dhjetor në Cineplexx TEG dhe tashmë është në çdo kinema.

Kurioziteti i njerëzve ka qenë i madh dhe janë drejtuar drejt kinemasë për të ndjekur këtë film të ri. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund.

Tashmë, filmi më i komentuar i momentit, do të shkojë edhe në qytetin e Korçës për të gjithë artdashësit. Filmi do të shfaqet premierë në këtë qytet gjatë kësaj fundjave dhe pritet që patjetër të mbushë sallën plot.

“5 Herë Jo” do të vijë me premierën dhe një “Meet & Greet” me yjet e filmit në datë 12 Janar, pra këtë të premte, në orën 19:30 në Teatrin “Andon Zako Çajupi”. Po ashtu filmi do të vijojë të shfaqet dhe në datë 13 dhe 14 Janar me disa data.

Kjo është mundësia juaj, që nëse ende nuk e keni parë filmin, të vini në qytetin e bukur të Korçës. Mos e humbisni! Për bileta vizitoni films.top-channel.tv

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE